Sheshi Nene Tereza pedonale nga ora 1900-2400

Sheshi 'Nene Tereza', pedonale nga ora 19:00-24:00

Sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në zonë pedonale çdo ditë nga ora 19.00-24.00. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, u shpreh kështu dje, duke iu referuar vendimit të qeverisë. “Qeveria mori vendimin për uljen e qarkullimit në disa zona kryesore dhe kthimin e tyre në pedonale, duke ndaluar plotësisht parkimin e makinave në sheshin ‘Nënë Tereza’ dhe gjithë bulevardin. Sheshi ‘Nënë Tereza’ do të kthehet në pedonale nga ora 19:00-24:00. Ne vendosëm që të kufizohet qarkullimi i automjeteve të të gjitha kategorive në sheshin ‘Nënë Tereza’. Po ashtu, në 24 orë do të ndalohet parkimi në të dy anët e bulevardit, nga ura e Lanës në sheshin ‘Nënë Tereza’”, tha Kumbaro. Vendimi i qeverisë pritet të kthejë në sheshin “Nënë Tereza” shëtitjet e para viteve ’90, duke ia kthyer hapësirën për disa orë qytetarëve në ecje të lirë. Urdhri i qeverisë, sipas ministres Kumbaro, i është komunikuar dhe bashkisë së kryeqytetit. Ministrja bëri me dije se ky vendim do të zbatohet edhe në disa qytete të tjera me rëndësi për trashëgiminë kulturore.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama