Sherr ne emision/ Gjuha shqipe merzit sllavo-maqedonasin moderatorja shqiptare i tregon deren

Sherr ne emision/ Gjuha shqipe merzit sllavo-maqedonasin, moderatorja shqiptare i tregon deren

Në emisionin e sotëm “Rruga Drejt”, ku po diskutohej për qeverisjen e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ku të ftuar ishin Nikolla Gelevski, aktivist politik, Ermira Mehmeti deputete e BDI-së dhe Stefan Vllahov Micev nga “Manifesti maqedonas”, organizatë që mbron politikat e VMRO-së, ky i fundit pati një përplasje verbale me drejtuesen e emisionit, Arta Tahiri.

Në ndihmë të Tahirit erdhi edhe deputetja Mehmeti, por maqedonasi vazhdoi sërish.

Micev mesa duket e shqetësoi përdorimi i gjuhës shqipe në emision dhe nisi të ofendojë dhe të kërcënojë, përcjell Portali Albeu.

Teksa largohej nga studio, i përzënë nga gazetarja Tahiri, Micev kërcënoi se, do të vijë koha që shqiptarët nuk do të mund të flasin gjuhën e tyre në Maqedoni.

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama