Shemsi Prenci Inxhinieret qe vendosen palmat ne autostrade te futen ne burg!

Shemsi Prenci: Inxhinieret, qe vendosen palmat ne autostrade te futen ne burg!

Inxhinierët që vendosën palma në anë të autostradës Tiranë-Durrës, duhet të përgjigjen në prokurori për përmbytjet, sipas kreut të Shtabit të Emergjencave Civile. I ftuar në studion e Report TV, Shemsi Prençi fajësoi inxhinierët që vendosën palmat në autostradë, duke ngushtuar kanalet kulluese. U përmirësua ana estetike me drita dhe palma, por kanalet u bënë të cekëta tha Prençi.

"Nuk jam me profesion inxhinier, por dua të them që niveli i kanalit në të dyja anët e autostradës është ngushtuar dhe është cektuar, nuk është studiuar mirë nivelii  prurjeve. Në një projekt shtetëror ku merren mijëra euro nuk duhet të pyetet drejtori i Emergjencave,  ai mund të pyetej më parë. Segmenti nga ura e Kasharit deri te kthesa e Kamzës është rikonstruktuar por nuk është ruajtur thellësia e kanaleve kulluese e cila duhet të ishte ruajtur patjetër. Ky kanal si mund të bëhet më i cekët? Duhet të ishte bërë më i thellë, të lidhej më Lanën. Është gabim inxhinierik. Për mua inxhinerët duhet të pyeten, të merren në pyetje nga prokuroria, madje duhet të hetohen sepse ne nuk kemi nevojë për rrugë të bukura por për rrugë funksionale", - tha kreu i Shtabit të Emergjencave Civile.

Të dielën autostrada u mbulua nga uji. Edhe një pjesë e palmave në anë të autostradës, u zhytën në ujë, por asnjë prej tyre nuk u rrëzua.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama