Shembja e akullnajes se Antarktikut perendimor tashme e pandalshme

Shembja e akullnajes se Antarktikut perendimor, tashme e pandalshme

NASA ka nxjerrë disa lajme jo të mira klimatike, dy studime me matjet dhe modelet më të fundit tregojnë se është pothuajse e sigurt se shembja e akullnajës së Antarktikut perëndimor është e pashmangshme dhe pjesët që do të ndahen do të shkrijnë në det. Ndonëse ky proces nuk do të ndodhë për të paktën 200 vjet, ndikimet do të jenë shumë të mëdha. Do të ngrihet niveli i deteve, gjë që do të sjellë pasoja të mëdha në zonat bregdetare. Moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe me shumë stuhi. Si rezultat do të përmbytet 73% e Majamit, 22% e qytetit të Nju Jorkut dhe 20% e Los Anxhelosit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama