Në një komunikatë për shtypin të këtij fondi thuhet mes të tjerash se ai ka dështuar të përmbushë detyrimin e tij për parandalimin e mizorive. Ministri i mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, i ka hedhur poshtë këto pohime duke i cilësuar si të pavërteta, ndërsa përfaqësues të fondit thanë se Lubisha Dikoviç, në postin që kishte gjatë luftës në Kosovë, ka dëshmuar në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në Hagë. Sipas, Fondit për të Drejtën Humanitare, ai vepronte në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore në periudhën kur atje ka ndodhur masakra në fshatin Izbicë, ku më 28 mars të vitit 1999, janë vrarë mbi 140 shqiptarë.