Serbia ndalon librat shqip ne Presheve shkollat ne proteste

Serbia ndalon librat shqip ne Presheve, shkollat ne proteste

Nxënësit dhe mësuesit shqiptarë në komunat jugore serbe të Preshevës dhe Bujanocit kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit në Serbi. Kjo e fundit ka penguar mësuesit të bëjnë mësim me tekstet e dhuruara nga Ministria e Arsimit e Kosovës. Protesta mbështetet edhe nga Këshilli Kombëtar i shqiptarëve në Serbi. Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, tha për mediat se bojkoti do të zgjasë deri sa qeveria serbe të miratojë librat.

“Ne patëm një situatë të vështirë me tekstet në gjuhën shqipe kështu që kemi vendosur që të kërkojë libra nga Kosova dhe ata na dërguan një donacion”, tha Musliu. Bëhet fjalë për 103.000 libra të dhuruara për shkollat fillore, por përdorimi i tyre ka qenë i ndaluar që prej shtatorit. Ato kanë mbetur në terminalin doganor në Preshevë. “Klasat fillore që zhvillojnë mësimet në gjuhën shqipe janë duke punuar pa tekste”, sqaroi ai.

Musliu thotë se për këtë është në dijeni ministri serb i Arsimit si dhe Kryeministri Vuçiç. Sakaq mediat serbe citojnë ministrinë e Arsimit e cila thotë se mësimi në Serbi bëhet vetëm me tekste të miratuara nga ky shtet dhe nuk lejohet “importimi” i tyre.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama