Serbet pas 500 vitesh do te zhduken

Serbet pas 500 vitesh do te zhduken

Të dhënat tregojnë se në 1 500 fshatra e qytet në Serbi në vit nuk lind asnjë foshnje. Ndërsa rreth 1 600 fshatra janë të boshatisura. Demografët parashikojnë se serbët si popull për 500 vjet do të zhduken. Që para 23 vitesh në Serbi raportohet se më shumë njerëz vdesin sesa lindin. Numri i të vdekurve gjithnjë po rritet në krahasim me lindshmërinë, gjë që e bën Serbinë një ndër shtetet me mortalitetin më të lartë në Evropë.

Vetëm 8 komuna në Serbi kanë numër pozitiv, ndër to gjenden edhe Presheva, ndërsa komunat tjera janë Beograd - Grocka, Zvezdara dhe Surçini, Novi Sadi, Sjenica, Novi Pazari, Tutini dhe Presheva, raporton agjencia INA. Religjioni, specifikat kulturore dhe zakonet bëjnë që Novi Pazari, Tutini, Sjenica dhe Presheva kanë një trend të ndryshëm demografik për dallim nga pjesët tjera të Serbisë. Në këto komuna shumica e banorëve janë boshnjakë dhe shqiptarë.

Serbia në 10 vjetët e fundit ka 500 000 banorë më pak, ku për foshnjat dhe për natalitet radhitet e fundit në Evropë, ndërsa nga ana tjetër shqiptarët radhiten ndër të parët, me 700 për qind rritje, turqit me 400 për qind bullgarët me 38 për qind, rumunët dhe grekët me 35 për qind.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama