Sekreti i nje martese te lumtur flini zhveshur!

Sekreti i nje martese te lumtur, flini zhveshur!

Sekreti i një martese, qëndron te mënyra sesi ju flini. Një martesë është shumë herë më lumtur, nëse ju flini krejtësisht nudo. Ata që nuk veshin rroba në krevat kanë një marrëdhënie më të lumtur se ata që vishen.

Sipas një studimi të kryer në Britani ku u përfshimë më tepër se një mijë persona, çiftet që flenë nudo në shtrat kanë më tepër harmoni mes tyre, intimitet dhe besim.

 57% e atyre që flenë nudo u shprehën që janë të lumtur në marrëdhëniet e tyre, krahasuar me 43% të atyre që flenë me pizhame. Të fjeturit nudo sipas studimit është një gjest që nënkupton intimitet, besim dhe mirëkuptim tek partneri.

33-vjeçari Stephen McKensie, nga Portsmouth thotë: "Unë kam 6 vjet që fle nudo, dhe është shumë herë më mirë se sa të veshësh pizhame. Bashkëshortja ime fle nudo gjithashtu. Kjo na ndihmon ne të shplodhemi kur jemi në krevat".

Çiftet nuk pëlqejnë sjellje të ndryshme të partnerëve të tyre. Gjysma e çifteve britanike bezdisen kur partneri i tyre ha ushqim në shtrat, ndërsa 23% urrejnë kur partneri i tyre fle me çorape.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama