Se shpejti nje satelit i ri qe parashikon motin

Se shpejti nje satelit i ri qe parashikon motin
Kompania britanike e prodhimit të satelitëve ‘SSTL’ do të ndërtojë së shpejti një satelit për një parashikim tëri të motit të drejtuar nga Tajvani dhe SHBA-ja, bën të ditur “BBC”. Ky satelit ndihmon metereologët duke matur shkallën në të cilën ndryshohen sinjalet GPS që kalojnë nëpër atmosferë. Një sërë anijesh hapësinore e ofrojnë këtë shërbim, por ‘SSTL’ do të ofrojë dhe 12 shërbime më shumë.

Qëllimi është që të hidhet paketa e parë në vitin 2016-të. “Është bukur të fitosh për kompaninë, të mundësh konkurse ndërkombëtare dhe është gjithashtu një projekt shumë interesant”,- tha Alex da Silva Curiel nga ‘SSTL’.

“Ky projekt përfshin metodologji operacjonale, shkencë e mirë mbi klimën dhe shkencë ionosferike”,- shtoi ai.

Ky projekt zhvillohet nga bashkëpunimi ndërmjet kompanisë tajvaneze “National Space Organization” dhe asaj amerikane  “National Oceanic and Atmospheric Administration”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama