Se shpejti ne treg Samsung Galaxy S5

Se shpejti ne treg Samsung Galaxy S5

Samsung ka disa nga telefona inteligjentë më të njohur në treg me serinë e saj Galaxy S. Aktualisht Galaxy S4 është një nga telefonat inteligjentë më të njohur nga Samsung. Kohët e fundit është raportuar se telefoni i gjeneratës së ardhshme Galaxy S5 do të vijë në prill. Zëvendëspresidenti i pajisjeve celulare në Samsung, Young Hee ka thënë gjatë një intervistë me Bloomberg më 6 janar se Samsung Galaxy S5 do të dalë në treg në fillim të prillit, përkundër njoftimeve të mëparshme për 15 qershor 2014. Young Hee vuri në dukje se Samsung nxjerr në treg një model të ri rreth gjysmës së parë të çdo viti.

 

Young Hee gjithashtu informoi se S5-sa nuk do të jetë e vetmja gjë që do të vijë në prill, citon krokodili.com. Ekzekutivi tha gjithashtu se edhe një model i ri i orës inteligjente Gear do të vijë në prill. Pasardhësi i Galaxy Gear do të ketë funksione më të avancuara dhe një dizajn më të hollë sesa origjinali. Galaxy S5 pritet të ketë një dizajn ndryshe nga paraardhësit e tij, pasi disa njerëz u ankuan se S4 dukej shumë si Galaxy S3. Samsung më parë kishte thënë se do të nxjerrë një telefon të ri në vitin 2014 me një ekran 2k. Ky telefon mund të jetë S5-sa.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama