Se shpejti do te mund te fitoni para nga Facebook sikur nga You Tube

Se shpejti do te mund te fitoni para nga Facebook sikur nga You Tube

Facebook po ndjek hapat e YouTube duke lejuar përdoruesit që të fitojnë para nga postimet e tyre. Një pyetësor që është duke qarkulluar së fundmi në rrjet jep të dhëna se përdoruesit e verifikuar, pra jo ata me adresa fallso, do fitojnë para duke përdorur profilin e tyre personal.

Kompania po merr në konsideratë disa opsione që do t’u japin mundësi përdoruesve të fitojnë para. Nga idetë e paraqitura në pyetësor bëjnë pjesë opsione të dhurimit të dhurimit të parave nga fansat; sponsorizime të postimeve nga marka të ndryshme, një opsion për bamirësi (një tjetër koncept i huazuar nga YouTube) dhe të ardhura të mbledhura nga reklamat.

Përveç kësaj, pyetësori zbulon edhe butonin “call to action” (pak a shumë si veçoria e Facebook për faqet), i cili ju jep mundësi ndjekësve të regjistrohen tek postimet tuaj ose të blejnë diçka.

Përfaqësues të Facebook kanë thënë: “Është ende shumë herët, por ne jemi të përkushtuar për të krijuar një lidhje afatgjatë, ndoshta dhe financiare me përdoruesit tanë. Prandaj është mirë që të dimë mendimin e tyre.”

Qëllimi i Facebook është që t’i nxisë përdoruesit të postojnë më shumë artikuj dhe foto në rrjetin social, duke qenë se këto kohët e fundit është vërejtur një rënie e ndjeshme e postimeve nga përdoruesit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama