Se dinte qe divorci ishte fundi i marteses padit avokatet

S'e dinte qe divorci ishte fundi i marteses, padit avokatet

Një grua britanike paditi ish-avokatët e saj të divorcit për neglizhencë në punë, pasi këta të fundit nuk i kishin sqaruar se përfundimi i procesit të ndarjes do të sillte fundin e martesës së saj. 

 

Padia e cuditëshme e Jane Mulcahy, një katolike konservatore që refuzon ndarjen nga bashkëshorti, u refuzua nga gjykata, por ajo që bëri bujë është naiviteti i saj. Ajo pretendon se avokatët e saj dështuan t’i shpjegojnë që një divorc do t’i jepte fund martesës së saj. 

 

Ajo thotë se avokatët nuk morën parasysh besimin e saj fetar dhe duhej t’i rekomandonin një ndarje juridike, një hap larg divorcit të plotë, si një mundësi alternative. 

 

Paralelisht me këtë cështje, në të njëjtën gjykatë po vendoset fati i një martese tjetër, ku një grua ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj pasi ky i fundit nuk ha bizelet me pirun, ndëra në një tjetër rast është kërkuar divorci nga bashkëshorti për shkak se ky i fundit shkundte furçën e dhëmbëve në mes të procesit të larjes së dhëmbëve dhe jo në fund. 

 

Megjithatë rasti më ekstrem është ai i një  gruaja që është ndarë nga bashkëshorti i saj ditën e martesës, me pretendimin se ky i fundit nuk kishte organizuar ceremoninë e kushtueshme që i kishte premtuar. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama