Anija turistike “Sea Cloud” është ankoruar sot në portin e Sarandës. Mjeti lundrues, i llojit “Veliere”, me përmasa gjigante, solli në qytetin bregdetar 64 turistë, të cilët erdhën nga Greqia dhe që destionacion të ardhshëm kanë Dubrovnikun. Anija “Veliere” vjen dy herë në muaj në qytetin e Sarandës dhe sjell turistë nga vende të ndryshme të botës. Ndalimi i anijes në Sarandë bëhet në kuadër të lundrimit të saj 9-ditor nga Athina për në Venecia.