Sarande digjet flamuri grek ne zyrat e OMONIA-s

Sarande, digjet flamuri grek ne zyrat e OMONIA-s

Flamuri grek në zyrat e OMONIA-s në Sarandë u dogj gjatë natës së kaluar. Denoncimi u bë nga kreu i kësaj organizate, Leonidha Papa. Mësohet se flamuri është djegur gjatë natës, ndërsa nuk dihen autorët e këtij akti.

“Nuk e dimë kush e kreu këtë akt. Këto janë veprime të errëta, për të prishur marrëdhëniet mes vendeve”, ka thënë Papa, i cili ka dënuar këtë akt. Ndërkohë që është bërë denoncim dhe policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetime. Flamuri grek ka qenë në mes të flamurit shqiptar dhe flamurit të BE-së në zyrat e OMONIA-s sipas Leonidha Papes.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama