Samsungu var shpresat te memoriet e ftohta

'Samsungu' var shpresat te memoriet e ftohta

Gjigandi japonez i elektronikës “Samsung” nxori në shitje një teknologji të re që synon të zëvendësojë disqet e memories të kompjuterëve aktualë, ndërsa përpiqet të diversifikojë të ardhurat duke u zgjeruar në pajisjet e memories për shkak se shitjet e smartfonëve po ngadalësohen.

“Samsungu” është prodhuesi kryesor i botës për blloqet e memories NAND, të cilat përdoren zakonisht në smartfone, si dhe në memoriet në gjendje solide (SSD nga akronimi në anglisht), të cilat janë më të shpejta, më të lehta dhe konsumojnë më pak energji sesa hard disqet që gjenden aktualisht në shumicën e kompjuterëve personalë.

Kërkesa globale për SSD pritet të rritet me 75 për qind këtë vit duke arritur në 78 milionë njësi. SSD-të përdoren te laptopët shumë të hollë dhe shumë të kushtueshëm si MacBook Air i Apple, por hard disqet vijojnë të përdoren nga shumica e prodhuesve të kompjuterëve për shkak të diferencës së stërmadhe në çmim.

Një SSD Samsung i nxjerrë në shitje dje me kapacitet 1 terabit kushton 650 dollarë, ndërsa një hard disk me të njëjtin kapacitet kushton më pak se 100 dollarë në rastin e markës më të mirë. Por disa analistë besojnë se SSD-të do të zënë pjesën dërrmuese të kompjuterëve të rinj nga viti 2015, pasi çmimi i tyre pritet të ulet.

“Samsung” po ndërton një fabrikë për prodhimin e cipeve me vlerë 7 miliardë dollarë në Kinë, ndërsa edhe dy konkurrentët, Toshiba dhe SK Hynix po rrisin gjithashtu kapacitetet prodhuese.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama