‘WhatsApp’ pa dyshim është njëra ndër aplikacionet më të mira dhe më të popullarizuara për dërgim të porosive dhe të përmbajtjes tjetër. Por, përpos kësaj, ‘WhatsApp’ fshehë edhe disa sekrete, të cilat i dinë vetëm pak njerëz.
1. PËRDORENI PA E ZBULUAR NUMRIN E TELEFONIT
E tëra që duhet të bëni, është ta instaloni aplikacionin, të kaloni te mënyra “avion”, për ta bllokuar dërgimin e porosive. Më pas e hapni aplikacionin, e shtoni numrin tuaj. Kështu nuk do të mund të dërgohet porosia në server, prandaj aplikacioni do të kërkojë forma alternative të verifikimit. Tani vetëm shkruajeni e-mailin tuaj dhe shtypni “sent”, e më pas menjëherë “stop”. Kjo do ta ndalë procesin e verifikimit.
2. FSHIHENI SHENJËN ”LAST SEEN”
‘WhatsApp’ në mënyrë standarde tregon porosinë e cila u tregon përdoruesve të tjerë, kur e keni përdorur këtë aplikacion për herë të fundit. Këtë mund ta pengoni duke hyrë në ‘Settings – privacy’ – ‘Last Seen’ dhe, thjesht, e shkyçni.
3. ME KË BISEDOJË FËMIJA JUAJ
Për ta ditur këtë, duhet që të shkoni në memorien e kartelës tuaj Micro SD, të klikoni ‘WhatsApp’ dhe’Database’. Më pas datotekat “msgstore-yyyy..dd..db.crypt” dhe “msgstore.db.crypt” i futni në celularin e fëmijës tuaj dhe kjo është e tëra.