Samsung shet 100 milione telefona te linjes Galaxy S

Samsung shet 100 milione telefona te linjes Galaxy S
Samsung bën të ditur se ka arritur të shesë mbi 100 milionë telefonia të linjës Galaxy S. Lajmin e ka publikuar me anë të një fotoje të postuar në llogarinë zyrtare në Flickr. Telefoni Galaxy S doli në treg në vitin 2010. Shumica e telefonave të shitur i përkasin modelit Galaxy S III. Që prej hedhjes në treg, shtatë muaj më parë, janë shitur 40 milionë të tillë. Që prej nxjerrjes së linjës Galaxy S, Samsung ka marrë pozitat e liderit në tregun e telefonave duke lënë pas Apple me iPhone.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama