Samsung prezanton Galaxy S4 mund te kontrollohet me ane te shikimit

Samsung prezanton Galaxy S4, mund te kontrollohet me ane te shikimit
Pritja morri fund: Samsung ka prezantuar sfidën e radhës ndaj Apple, Galaxy S4,një smartphone që kontrollohet me anë të shikimit fal teknologjisë “Samsung Smart Pause”. Kjo lejon kontrollimin e ekranit me vetëm një shikim: smartfoni është në gjendje “të kuptojë” shprehjet e fytyrës, lëvizjet dhe zërat. Me “Pauzën Inteligjente” ekrani lëvizet me sy dhe bëhet stand-by në momentin kur largohet shikimi. Celulari është i vëmendshëm edhe ndaj shëndetit të përdoruesit fal funksionit ‘S Health’ që mban të azhornuar për formën fizike dhe monitoron ambientin ku jeton. Pritet që telefoni të hidhet në tregun evropian tremujorin e dytë të këtij viti.

Me një trashësi prej 7.9 mm dhe me një ekran 5-inch, S4 Galaxy peshon vetëm 130 gramë, procesor quad core prej 1.5GHz Exynos me 2GB Ram, memorie deri në 64 GB me zgjerim të mundshëm përmes microSD, fotokamer 13 megapixel me blic, autofokus dhe natyrisht videorecording Full HD dhe videokamera të përparme, GPS, Wi-Fi, Bluetooth, NFC dhe lidhje HSPA+/LTE. ”Xhevahiri” i ri i Samsung synon të mposht barrierat linguistike dhe të lehtësojë komunikimin në udhëtim, fal përkthimit të teksteve apo mesazheve vokale në e-mail, sms e ChatOn.

“I krijuar për nevojat e konsumatorit Galaxy S4 Samsung është ideuar për të përmbushur kërkesat dhe pritshmëritë e konsumatorëve në të gjithë botën” ka thënë përgjegjësi i  divizionit IT & Mobile Communications, JK Shin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama