Samsung fitime rekorde prej 9.6 miliarde dollare

Samsung fitime rekorde prej 9.6 miliarde dollare

Samsung i ka publikuar rezultatet e saj të fundit financiar për tremujorin e tretë të vitit 2013, ndërsa kompania jug-koreane ka postuar sërish fitime rekorde, këtë herë ata kishin një fitim operativ prej 9.6 miliardë dollarëve amerikanë.

Samsung është duke operuar shumë mirë me biznesin e saj të telefonave të mençur, me modelet më të lira në linjën e telefonave të mençur Galaxy, të cilat janë shumë të kërkuar në tregjet në zhvillim dhe rrisin fitimet e kompanisë, ndërsa përveç telefonave mobil, Samsungut gjithashtu i janë të rritur fitimet e tyre nga flash memoriet dhe biznesi i saj me RAM memoriet.

Të hyrat e përgjithshme të Samsung kanë arritur në 59.1 trilionë won për këtë tremujor, ndërsa ka thënë se dërgesat e kompanisë për telefonat e mençur janë rritur për 10 për qind, për modelet e saj mesatare të telefonave.

Së fundmi, Samsung ka prezantuar një numër të pajisjeve të reja mobile të cilat besohet se do t’i ndihmojnë kompanisë t’i rrisë edhe më shumë fitimet për tremujorin e ri të vitit.

Pritjet janë që Samsung Galaxy Note 3 të shitet shumë, dhe që kërkesë të ngjashme të ketë edhe për Galaxy Curve, dhe Samsung Galaxy Gear.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama