Sa kohe shpenzoni me telefonin tuaj?!

Sa kohe shpenzoni me telefonin tuaj?!

Sa herë në ditë kontrolloni telefonin tuaj? 10 herë, apo më shumë? Pesëdhjetë? Me aplikacionin më të ri që ka dalë për smartfonët, ju do të mund që të llogarisni se sa kohë shpenzoni me telefonin tuaj. Ky aplikacion i ri "Moment" mund të zbulojë së sa minuta keni shpenzuar çdo ditë me telefonin tuaj. Nëse doni që t’i vendosni vetes një limit për kohën që shpenzoni, atëherë mund të shkarkoni këtë aplikacion.

Kevin Holesh, një programues iOS 25-vjeçar, nisi të punonte mbi aplikacionin në qershor, pasi kishte kuptuar se telefoni dhe Twitter-i po i shpenzonin mjaft kohë. "Ka një perceptim se, kur ju jeni duke përdorur telefonin tuaj, koha kalon mjaft shpejt. Ju mund të harxhoni 15 minuta në Twitter dhe do iu duken si pesë", thotë ai.  Duke përdorur aplikacionin “Moment”, Holesh kufizoi përdorimin e tij të përditshëm në rreth 60 minuta në ditë dhe 10 minuta në ditë, në fundjavë.

Sipas të dhënave nga Nielsen, të rriturit në SHBA shpenzonin një mesatare prej më shumë se 30 orë në muaj me telefonat e tyre, deri në fund të vitit 2013. Kjo shifër ishte 18 orë në muaj, në fund të vitit 2011. Por sot disa njerëz, shpenzojnë më shumë kohë në telefonat e tyre për të kontrolluar mesazhet, Facebook-un, ose email-in.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama