Sa jete humbisni cdo here qe pini duhan?

Sa jete 'humbisni' cdo here qe pini duhan?

Është e lehtë të mendoni se vetëm një cigare nuk iu bën shumë dëm, por një website ka llogaritur se një cigare mund t’iu shkurtojë 14 minuta nga jeta juaj. Kjo do të thotë se pirja në mënyrë të rregullt e 20 cigareve në ditë, mund të shkurtojë 10 vjet jetë. “Treatment4addiction” është marrë me këtë studim, sipas të cilit, personat që konsumojnë duhan ose çdo lloj tjetër droge ose alkooli, ndikojnë drejtpërdrejt në jetëgjatësi. Sipas tij, personat që konsumojnë alkool, e shkurtojnë jetën e tyre me 23 vjet, ndërsa ata të varur pas kokainës, mund të humbasin 34 vjet nga jeta e tyre.

“Treatment4addiction” ka përllogaritur se sa vite nga jeta shkurtojnë personat që janë përdorues të rregullt të duhanit, alkoolit, kokainës, metadonit apo heroinës, duke u mbështetur në të dhënat që vijnë nga burime zyrtare të marra nga Qendra Amerikane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve dhe Shërbimit të Sëmundjeve mendore dhe Abuzimit me Substancat.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama