Sa e vjeter eshte gjuha shqipe?

Sa e vjeter eshte gjuha shqipe?

Gjuha e popullit Shqiptar, deri pak vite më parë ishte e panjohur  në filologji dhe në vetë gjuhësinë ose në kërkimet e shkencës së gjuhës. Drejtësisht për këtë u ngrit çudia se si populli i lashtë shqiptar, që nga kohët e lashta banon në mes të Europës, i dëgjuar e me faqe të mbushura krenarie, qendroi i panjohur deri në fund dhe dijetarët nuk njohën shkallën e afrisë së  tij me popujt e tjerë të Europës  si dhe afrinë e gjuhës së tyre me të tjerët.

Në revistën e përgjithshme: ‘’Allgememe Monatsschrift” në Nëntor të 1845 u botua shkrimi i gjuhëtarit Gustavo Stier  i cili e renditi  shqipen në familjen indogjermane. Me mënçuri, ai shënoi se: Ja vlen të thuhet se  deri në kohët e reja ky popull që banon në zemër të Europës qëndroi  në errësirë, po kështu  dhe shkalla e afrisë së tij me gjuhët e popujve të tjerë edhe pse në këto vite janë saktësuar  gjuhët më të largëta të kombeve të botës si dhe afritë e tyre gjuhësore, ndërsa shqipja jo”. Gustavo Stier arrin në përfundime se gjuha shqipe  hyn në grupin e gjuhëve indoeuropiane jafetike dhe renditet në këtë pjesë të gjuhëve duke marrë si dëshmi emrat aritmetikë, rimën ekzistuese  dhe mbaresat e rimave të gjuhës shqipe  dhe duke i krahasuar ato  me ato të sanskritishtes, greqishtes, latinishtes dhe gjuhëve të tjera klasike.

Kësaj dileme i hyn edhe Fallmerayer tre vjet më vonë, i cili thotë: “Të parët autoktonë ishin Shqiptarët . Ata ishin etni para fillesave të çdo historie dhe në këtë vend banonin, ose erdhën përpara viteve historike”.  Në pjesën e dytë ngre pikpyetjet: “Kur? Si? Dhe nga erdhën  në Shqipëri?”  Ndërsa në pjesën e parë duket më i drejtpërdrejtë. Por a banonin në këtë vend  që nga kohët e  shumëvjetra si populli Pellazg apo erdhën me Ellinët?  Banuan këtu gjithë  kohën e parë dhe në kohët e mëvonëshme lëvizën e rrëshqitën  me dallgët e lëvizjeve të mëdha të kombeve si Unët, Alanët, Bullgarët, Avarët, Sllavët?

Shqiptarëve  në  Shqipëri, drejtësisht u takon fjala e parë për këto çështje, por ata kurrë nuk punuan për zgjidhjen e këtyre çështjeve sepse kishin mungesën e lirisë dhe të shkollimit. Shqiptarët nuk përdorën kurrë as politikën e as  shkencën për qëndresën  e përbashkët dhe as që u erdhi dëshira – sipas Falmerayerit – që të dilnin nga horizonti i familjes, i fisit e i pasurisë së veçantë dhe kështu  u shndërruan në trashëgimtarë  të skamjes dhe gjakmarrjes. Shqipëri  do të thotë – për Falmerayerin – atdheu i dijetarëve të vegjël, rezervuar i qytetërimit dhe i fuqisë natyrore, vend i cili nuk i bindet as vetes dhe as të tjerëve. Ky  komb – sipas tij – vetmohoet;  anarkia dhe paqeverisja janë shembëlltyra e shpirtit dhe e kuptimit të jetës së tyre. Dallohen para së gjithash nga bukuria kombëtare dhe sakrificat e mëdha por nuk i shpëtojnë të gjitha të këqijave të skllavërisë.

Kjo pjesë eshte shkeputur nga Libri Panajoti Kupitorit” Studime Shqiptare”.

Sipas Panajoti Kupitorit (pjesa pare)
Perktheu  nga origjinali, studiuesi i përjetshëm: Altin Kocaqi


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama