SOFT NEWS Donald Trump dhe El Chapo yjet e Halloweenit

hJIUTEPEC (Meksikë), 17 tetor /ATSH-AFP/ - Miliarderi amerikan, Donald Trump, kandidat për Shtëpinë e Bardhë, dhe baroni i drogës në arrati, Joaquin "El Chapo" Guzman janë yjet e Halloweenit në Meksikë.

Maska me simbolin e kreut të kartelit të Sinaloas, me mustaqe të rregullta të zeza dhe me një veshje tipike të një të burgosuri, me vija, është shitur 30 dollarë në internet dhe në disa dyqane në Meksikë.

Kompania që i ka prodhuar, Grupo Rev bëri të ditur se tashmë kishte shitur 2 000 cope dhe ishte duke hedhur në treg një serie të re prodhimi prej 1 700 kopjesh.

Realizimit të maskave i nevojitet një ditë e tërë pune në fabrikën me seli në Jiutepec (qendër).

"Sigurisht që ka patur kritika por ne jemi meksikanë dhe dimë të buzëqeshim edhe me fenomene tragjike", deklaroi Maria del Carmen Navarro, inxhiniere tekstile në këtë kompani.

"El Chapo", i konsideruar si një nga narkotrafikantët më të fuqishëm në botë është plagosur ditët e fundit në këmbë dhe në fytyrë duke i shpëtuar një operacioni të autoriteteve meksikane që kishin si mision kapjen e tij", njoftoi sot qeveria federale.

Ai është arratisur korrikun e kaluar nga një burg i sigurisë së lartë./
/v.b/ a.jor.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama