SHBA Gjendet peshkaqeni gjigant me i vjeter se dinozauret

SHBA: Gjendet peshkaqeni gjigant, me i vjeter se dinozauret

Ekspertët besojnë se një peshkaqen gjigant i gjetur në një tokë të thatë në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është më i vjetër dhe më i frikshëm se dinozaurët.

Peshkaqeni u gjet në një zonë të Teksasit ku shumë vite më parë ka ekzistuar një oqean.

Peshkaqeni është 8 metër i gjatë dhe ka ekzistuar për rreth 300 milionë vjet.

Kjo specie quhet “Goodrichthys eskdalensis” dhe mendohet se ka jetuar pranë Skocisë.

Tashmë ky lloj i peshkaqenëve është një subjekt i ri i studimit të shkencëtarëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama