Ruset e thjeshte tallen me Obamen Slejohet te hysh ne banje

Ruset e thjeshte tallen me Obamen: S'lejohet te hysh ne banje

Fillimisht ishte vetë presidenti Vladimir Putin që u tall me sanksionet që i janë vendosur Rusisë nga SHBA dhe BE. Por tani edhe rusët e thjeshtë kanë nisur që të tallen, pas atyre që edhe media perëndimore i quan thjesht “sanksionthe”.

 

Një restorant në Moskë ka varur një tabelë jashtë, ku lexohet: “Sanksion! Presidenti Obama nuk lejohet të vizitojë restorantin Dolma”. Një dyqan mjalti thotë se do ia plasë derën në turi Obamës, nëse tenton të hyjë brenda. Të tjerë postojnë online tabela të tilla, ku lexohet: “Ndalohet hyrja në banjo e Obamës”. Gallata ka shpërthyer sidomos në blogjet dhe forumet online. Në një prej tyre shihet një grua me një tablet- kompjuter, ku lexohet: “Obama duhet të qëndrojë 40 metra larg”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama