Topi e Berisha urojne Kosoven

Topi e Berisha urojne Kosoven
“Kjo ditë e gëzueshme për Kosovën dhe gjithë shqiptarët më jep rastin të rikonfirmoj vullnetin maksimal për vazhdimësinë dhe forcimin e lidhjeve të forta dhe të qëndrueshme, shumëplanëshe, që ekzistojnë midis dy vendeve tona, si dhe t’ju siguroj se Shqipëria do të vazhdojë angazhimin e saj në mbështetje të njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe realizimit të aspiratës euroatlantike”. Dëshiroj të nënvizoj me kënaqësi vlerësimin e lartë ndaj hapave të shpejtë e të sigurt të vendit tuaj në drejtim të konsolidimit të politikave të brendshme, krijimit të një shoqërie të barabartë e multietnike, zbatimit të ligjit e forcimit të shtetit të së drejtës dhe stabilitetit në vend, si dhe politikës rajonale dhe evropiane, që vendi juaj po zbaton me përkushtim”, thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.

Edhe kryeministri Berisha, ne mesazhin e tij ka shprehur bindjen se marredheniet mes dy shteteve do te vijojne intensifikimin.

“Jemi plotesisht te vendosur e te angazhuar qe marredheniet e shkelqyera dypaleshe, qe ekzistojne ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves te njohin zhvillime te reja pozitive, duke u pasuruar e zhvilluar me tej”, ka deklaruar Berisha.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama