Rugova ishte arkitekt i pavaresise

'Rugova ishte arkitekt i pavarësisë'
“Unë erdha në këtë ditë të shënuar sot, të piqem apo të takohem si gjithmonë me Presidentin Rugova, njeriun që asnjëherë nuk do të jetë jashtë vëmendjes dhe kujtesës së gjallë të qytetarëve të Kosovës, për punën e jashtëzakonshme që ka bërë deri në shkrirje për liri dhe pavarësi të vendit”, ka theksuar presidenti Sejdiu.

Sipas tij, Ibrahim Rugova ishte një nga personalitetet më të fuqishme që pati bota shqiptare në fundshekullin e kaluar, që udhëhoqi proceset e mëdha për lirinë dhe gjithmonë e them në binomin e përbashkët me Adem Jasharin, paraqesin simbolikën më të fortë të luftës dhe rezistencës së përgjithshme të Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Sot jemi në këtë ditë gëzimi për të kujtuar veprën e tyre, për të pasur në mend gjithmonë mesazhet dhe amanetet e tyre të pashkëputshme nga idealet që kemi për të ndërtuar Kosovën, si një shtet demokratik dhe të dashur për të gjithë qytetarët e saj. Një shtet që do të lëviz shpejt në realizimin e vizionit të vet për të qenë i integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO, për të pasur miqësinë e pashkëputshme dhe të përhershme me të gjithë vendet që na kanë ndihmuar dhe na janë gjetur në orët më të vështira që i kemi pasur, me Shtet e Bashkuara të Amerikës, me vendet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe me vendet tjera të botës demokratike”.

Sikur transmeton Presidenca nëpërmes një komunikate për shtyp, Sejdiu ka theksuar se institucioneve të vendit u mbetet borxh që të nxisin zhvillimin ekonomik të vendit, të sigurojnë mirëqenie të qytetarëve dhe të jenë të përgjegjshëm.




Express

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama