Ruci Ja pse nuk e kemi perjashtuar Ben Blushin nga partia

Ruci: Ja pse nuk e kemi perjashtuar Ben Blushin nga partia

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Kapital” në Vizion Plus ku ka folur për aktualitetin politik dhe kritikat e forta të bëra nga Ben Blushi.

Duke folur për kritikat e deputetit Ben Blushi, kreu i Grupit të PS­së, Gramoz Ruçi, tha se ky i fundit s’ka pse të përjashtohet nga partia, për sa kohë që ai në Parlament i ka qëndruar vijës politike dhe ka votuar reformat e qeverisë.

I pyetur si ishikon kritikat e Blushit, Ruçi tha se “Jo vetëm për Blushin, por edhe për kolegë, unë nga natyra jam që në ekranet televizive në faqet e gazetave, problemet me pjesëtarët e familjes sime politike asnjëherë nuk dal në debat apo të komunikoj në media. Kjo është një zgjedhje. Dhe duhet të jetë një zgjedhje për çdo parti politike. Në ADN­në e PS­së kjo nuk ka funksionuar që në krijesën e saj. Partia Socialiste për fjalën e lirë brenda vetes, për të thyer këtë që kam unë që problemet brenda familjes politike, brenda shtëpisë diskutohen brenda shtëpisë, brenda familjes tënde politike, PS­ja i ka pasur me bollëk që nga 1992 deri sot jemi në 2015. Pra, është sa e dëmshme nga njëra anë, por edhe pozitive, i ka shërbyer dhe shëndetësimit si forcë. Qoftë për reformat që kemi ndërmarrë, apo debatet që kemi ndërmarrë në parti, apo për ndryshimet që kemi ndërmarrë në parti. Mos prisni nga mua që të kthej përgjigje për gjithçka që Blushi ka thënë në artikujt e tij apo në daljet publike që ai mban”.

I pyetur përse nuk janë marrë masa ndaj Blushit pas kritikave të tij, Ruçi tha se nuk ka qenë e nevojshme përsa kohë ai mban vijën e partisë në Parlament.

“Në thelb të statutit tonë është e drejta e fjalës kudo nga kushdo, nga çdo anëtar, nga më i thjeshti deri tek ai që është i zgjedhur në institucionin më të lartë. Këtu bëhet fjalë që Blushin mund ta kritikosh për gjithçka, por qëndrimi institucional i Blushit në sallën e Parlamentit ku konkretizohen hapat, reformat e kësaj maxhorance është konform vijës politike. Kështu që s’ka pse të përjashtohet”, tha Ruçi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama