Rruga qe pershkoi plaku i Vlores per ne Vlore ka nevoj te plotesohet me fakte

Rruga qe pershkoi plaku i Vlores per ne Vlore ka nevoj te plotesohet me fakte
Muzeu në Skelë të Vlorës nuk e ka të shkruar gjithë atë histori as të arkivuar.As të digitalizuar. Është e shkruar në muzen e Kavajës. Bëhët fjalë për dy ditë përpara se të  shpalosej flamuri kombëtar dhe të shpallej pavarësia. Nëse se të gjitha fokusimet mbeten b,renda një qyteti sic është Vlora që realisht ka qenë kryeqendra e asajdite tw rwndwsihme , por të mos i lëmë historisë asgjë mangut. Një dokumnetacion, që mbartet nëpër qytete të tjera të vendit duhet të jetë edhe në atë që ne e quajmë muze kombëtar. Është rrugëtimi i grupit që shkonte në Vlorës .Vetëm dy vjet më parë nxorra nga një gazetë “Flamuri” ,quhej tre fotografi historike pwr këtë rrugëp ërshkim të grupit, që shkonte në Vlorë.

Në SHBA ka pasur gazeta shqiptarësh deri vitet e fundi, që kan sjellur dokumetna historike e foto të ruajtur nga kjo  ngjarje historike, fotografi të cilat u muarrën me vete nga mërgimtarët të cilat i botuan ose i arkivuan nëpër vendet që mërguan.Ne kemi nevojë të njihemi dhe ti kemi të përhershme nëpër memuarë , arkiva të gjitha fotot apo dokumentat shqiptare, që kanw gjesdisur botën. Shqiptarët  e diasporës e shkruanin ndryshe historin e kësaj dite pa retushme nëpër gazetat apo mediat që kishin ku hidhin lajmet e ndryshme. Dokumente të tjera gjënden nëpër arkiva të shqiptarëve të cilët i ruajnë si sytë  e ballit, por nuk ekspozojnë sepse askush nuk ua kërkon dule i lënë këto dokumente të mbeten të harruar të groposura dhe të paekspozuara . Shumë studiues dhe të tjerë të inetersuar në këtë fushë shprehen se disponojnë ose kanë parë matëriale që gjenden  nëpër arkive të ndryshme personale .

Këto dokumente mund të thithten nga institucioonet të cilat kanë këtë mision dhe për të cilin shteti ynë i paguan. Nuk mund të presim dhe gjithë kohën të shpresojmë se një ditë këto do të bëhen dhe kurse do të bëhen. Muzue kombëtar I pavarësisë në Skelë nuk është vetëm godina origjinale e këtillë nuk duhet të mbetet, por janë edhe dokumentat që kanë arkivat e shqiptarëve nëpr botë. Duhet të mblidhen të gjurmohen dhe të bëhen publike  dhe të mos I lëmëtë varrosura në ndonjë qoshe apo arkiv të mbytur nga pluhuri. Kjo është historia jonë prandaj  kërkohet që ajo të vendin e saj. Vetëm F.SH  në Vlorë ka të trashguar një arkiv të madh me dokumente dhe gazeta, që do të mund të plotësonin dhjetwra hapwsira boshe të këtij muzue. Më e thjeshta këto dokumente të ruhen të fotokopjuara . Karahas kësaj  këto dokumnetet kërkohen të studiohen dhe të shikojnë dritëzën e botimit .Kush do ti sjell në media dhe si ,cili studiues apo punonjës shkencor  i instituicionit e bënë këtë  në ditët e sotme ?

 Ndër rrugët më të thjeshta është heshtja .Ndër rrugët më të vështira është të bëshë këtë punë si gjeologu kërkon diademin e skërkave. Ditët e këtij muzgu ne i kemi parë herët.

Sepse jemi më të përvëluarit për arkivat sepse ato ose i gjetwm të djegura ose të grisura, ose të zhdukura nëpër mjegulla historie. Nga të gjitha studimet flitet vetëm për ditën kryesore, pra 28 nëntorin. Kurse për ditët e mëvonshme ka fare pak dokumentacion. Kjo mund të jetë edhe për ditët e para 28 nëntorit. Kwshtu wshtwrasti botimit tw firmatwrve tw flamurit nw Elbasanw.Apo si rasti i mposhtwm:Me 27 nentor 1912, me porosi te Ismail Qemalit, atdhetaret Kavajas ngriten flamurin kuq e zi me shkaben dykrenare ne ndertesen trekateshe ku me vone ish vendosur komanda e zhandarmerise, qe eshte djegur nga rrufeja ne vitin 1936. Po keshtu atdhetari Mustafa Cara ngriti flamurin kombetar edhe ne shtepine e vet. Atdhetaret kavajas shoqerojne Ismail Qemalin per ngritjen e flamurit ne Vlore. Patrioti kavajas, Qazim Merhori vuri ne dispozicion te I.Qemalit dhe shoqeruesve te tij kuajt e vet dhe i percolli deri ne Vlore. Ky patriot ka deklaruar: "Une e kam çue I. Qemalin ate mot qe u ba Shqipnia, me tre kuajt e mi. Na ka percjelle Bajram Xhani. Kur mbrritem ne Vlore Ai (I.Qemali) na pat dhane nga nje lire turke para rruge. Une nuk kam pranue"... (muzeu Kavaje.

Ky matërial  përbënë një fakt pak të dokumentuar. Por shpreh të dhëna të cilat duhet të përmblidhen në një vijë të në udhë përshkimin e grupit në krye I.Qemali drejt ditëve qytetit të tij të lindjes  në fund nëntorit, për misioin e madh të Pavarësië. Ndërkaq, më ka bërë përshtypje  imtësia dhe faktet, që ka hedhur Fieri në ëeb e tij. Këto fakte dhe dokumnete duhen shkruar në gjithë atë histori. Kjo histori e vogël e dokumentuar është  pjesë e asaj historie të madhe. Ky është një tregues, që duhet të kenë të gjithë vendet nga ku kaloi grupi I pavarësië drejt qytetit të Flamurit. Kështu mund të bëhej udhëpërshkrimi  I plakut të Vlorës me detaje drejt qytetit të Vlorës. Janë të rëndësishme të dhënat sepse sintetizojnë historinë, cdo detaj është një fakt, më tepër në këtë mision  të rëndësishëm të vendit tonë. Rruga, që përshkoi plaku i Vlorës për në Vlorë ka nevojë të plotësohet me fakte të reja. Ka nevojë të detajohet. Ka nevojë të plotësohet dita kur u ngrit flamuri në Elbasan, Durrës dhe në qytete të tjera .

Vitet e fundit janë botuar mjaftë dokumente, që të grishin për këto datat,por ende nuk është një e tërë sepse ato ndodhen diku të botuara, në ndonjë speciale periodiku por ende nuk janë bashktë të gjitha të dhënat. Po i kësaj rëndese mbetet edhe dita e ngritjes së Flamurit. Një periodik e përcjell ndryshe , tjetri ndryshe dhe tek secili gjene fjalë të ndryshme të I.Qemalit. Pyetja, që shtreson gjith këtw radhw  është : E verteta e fjalëve të plakut të Vlorës ku është thënë e plotë?

 A do të mund studuesit të na sjellin një ndërtim të saktë me të gjitha këto dokumentet që janë zbuluar ,që janë publikuar deri në Amerikën e largët ? Sepse ende mbetet dossier periodikësh  shqiptar dhe jo studim i zërave të njohur të historiagrafisë shqiptare.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama