Rritet numri i te miturve qe perdorin drogat

Rritet numri i te miturve qe perdorin drogat

Të miturit përbëjnë një shqetësim për sa i përket përdorimit të drogës. Sipas mjekëve, një numër i madh fëmijësh po provojnë drogat, duke u kthyer në një rrezik për shoqërinë, por sigurisht rreziku më i madh është për shëndetin e tyre. Specialistët ngrenë me shumë shqetësim edhe abuzimin me drogat e lehta, pasi aty nis eksperimentimi, madje që në moshë të vogël, 13 apo 14 vjeç, në ambiente shkollore apo jashtë saj.

 

“Shifrat janë të larta, por për fat të keq ato reale janë shumë më të larta. Shumë të rinj të ardhur nga rajonet rurale ende nuk janë mësuar me jetesën urbane, gjë që krijon premisat për stres social dhe kjo të çon drejt përdorimit të drogës”, deklaron doktor Zihni Sulaj. Për ata adoleshentë të cilët zgjedhin të vijojnë eksperimentimin, me hashashin zgjasin shumë pak, vetëm një vit, pasi më pas kërkojnë droga të tjera që në Shqipëri nuk është aspak e vështirë t’i gjesh. “Hashashi është droga hyrëse, eksperimentuese.

 

Përgjithësisht fillohet me drogat e lehta dhe ka individë që nuk shkojnë në drogat e tjera, por në masë të konsiderueshme, mbi 60 për qind, e eksperimentojnë 1 apo 2 vjet kanabisin dhe më pas kërkojnë të tjera, diçka më stimuluese. Ata ose kombinojnë kanabisin me alkoolin, ose me qetësues. Por kur kjo nuk mjafton kalojnë te heroina e kokaina”, nënvizon shefi i repartit të toksikologjisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama