Shkencëtarët kanë konstatuar se pas një vere të ftohtë të vitit 2013, niveli i akullnajave në Oqeanin Antarktik është rritur me një të tretën, raporton Anadolu Agency (AA).
Revista shkencore “Nature Geoscience” publikoi një studim në të cilin thuhet se niveli i akullnajave ka vazhduar të rritet në vitin 2014. Në periudhën 2010-2012, u regjistrua një shkrirje prej 14 përqind i akullnajave.
Hulumtuesit kanë realizuar 88 milionë matje dhe informacione, përmes anijes CryoSat, projektuar për të marrë masat dhe ndryshimet e akullnajave, të mbledhura në pesë vitet e fundit.
Ata besojnë se, duke pasur parasysh ndryshimet në temperaturat e verës rritjet janë shumë më të larta se sa pritej, por se ndryshimi i klimës do të hapë rrugën e shkrirjes së akullnajave në vitet e ardhshme. CrySat ka filluar të nxjerrë rezultatet e para të saj në fund të vitit 2013.