Rriten kerkesat per azil ne Gjermani nga Shqiperia

Rriten kerkesat per azil ne Gjermani nga Shqiperia

Pavarësisht deklaratave dhe riatdhesimeve, numri i kërkesave për azil në Gjermani është rritur. Ministria e Punëve të Brendshme e Gjermanisë ka publikuar sot shifrat e kërkesave për azil në këtë shtet, ku pas Sirisë e dyta vjen Shqipëria.

Konkretisht, Ministria e Brendshme e Gjermanisë, në muajin maj ka pasur 16784, ndërsa në krahasim me një vit më parë kërkesat kanë pësuar rritje me 78,7%.

Prej tyre, 5687 veta kanë marrë statusin e refugjatit, sipas kritereve të Konventës së Gjenevës për Refugjatët.

Ndërkaq 84 persona, krahas kësaj kanë fituar edhe mbrojtje plotësuese të mbështetur në të drejtën e BE-së ndërsa për 131 veta është përjashtuar mundësia e dëbimit. Nga ana tjetër, gjatë majit 6354 personave u është refuzuar kërkesa për azil.

Sipas MPB-së, në muajin maj nga Shqipëria ka pasur 4922 kërkesa për azil, ndërsa në vend të parë ka qenë Siria me 5100 kërkesa, pas tyre vjen Serbia me 1990 kërkesa, e katërta renditet Kosova e 1947 kërkesa.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama