Rreth 300 mije turiste te huaj pushtojne bregdetin shqiptar

Rreth 300 mije turiste te huaj 'pushtojne' bregdetin shqiptar

Në dhjetë ditëshin e fundit të Korrikut është shtuar ndjeshëm numri i pushuesve nga Kosova në bregdetin shqiptar

Aktualisht nga Velipoja deri në Sarandë mendohet të jenë më shumë se 200 mijë turistë nga Kosova dhe rreth 100 mijë të huaj.

Në pikën që lidhë Kosovën me Shqipërinë, në Morinë të Kukësit, kolonat e automjeteve duken të jenë kilometrike. Përpunimi kufitar ende lë shumë për të dëshiruar. Çdo pritje bëhet e bezdisshme në këto ditë përvëluese nga temeraturat e larta. Pavarësisht kësaj, turistët shprehen të kënaqur.

Plazhet poashtu, tashmë janë të mbipopulluara. Vihet re një rregull më i mirë. Bien në sy rojet e plazhit, nuk mungojne kabinat e zhveshjes, ka dhe banjo publike. Sipas statistikave të operatorëve turistikë, plazhi më i populluar është Velipoja.

Nëse familjarët përzgjedhin Velipojën, Shëngjinin dhe Durrësin, të rinjtë më tepër parapelqejnë ujërat e bregdetit Jon.

Edhe turistët e huaj, në këtë verë duket të jenë në numër më të madh. Ata përveç rivierës bregdetare vizitojnë qytetet e lashta si Beratin, Gjirokastrën, Krujën e të tjerë.

Grafiku i çmimeve në krahasim me fillimin e muajit korrik është dukshëm më i lartë. Në plazhet e Adriatikut, apartamentet me dy dhoma gjumi dhe kuzhinë kanë një çmim prej 20 deri 40 euro, ndërsa në plazhet e Jonit nga 30 deri 50 euro për një natë. Ushqimet janë me çmime mesatare dhe të përshtatshme për verën turistike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama