Rregullore e re per patentat e reja

Rregullore e re per patentat e reja

Aplikantët për provimin e lejes së drejtimit të makinave do të kalojnë në një komision shëndetësor, i cili do të përcaktojë sëmundjet, gjendjen psikologjike dhe a është i aftë për të drejtuar një makinë.

 

 

Ministri i Shëndetësisë ka nxjerrë një udhëzim, në të cilin përcaktohen mënyrat se si do të aplikojë një i ri për provimin, po ashtu, si do të aplikojë një shofer për të rinovuar dokumentet.

 

 

Vizita e parë do të bëhet tek mjeku i familjes, i cli do të përcaktojë nëse aplikanti i ri, apo ata që po rinovojnë dokumentet kanë apo jo sëmundje dhe probleme shëndetësore.

 

 

Në udhëzimin e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, thuhet se, “Pacientët e siguruar vizitohen në qendrat shëndetësore nga mjeku i familjes dhe më tej nga mjekët specialist, duke kryer vetëm një pagesë pranë qendrës shëndetësore të kujdesit parësor, ku janë regjistruar. Pacientët e pasiguruar, përveç pagesës pranë mjekut të familjes, paguajnë tek poliklinika dhe vizitat e kryera nga mjekët specialist”.

 

 

Në kartelën shëndetësore që duhet për të marrë patentën, do të përcaktohen sëmundjet si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e sistemit nervor dhe shqetësimet psikike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama