Rrefimi i Alida Hiskos Maks Velo Perdhunimi ishte i pamundur nese dikush guxonte pushkatohej

Rrefimi i Alida Hiskos, Maks Velo: Perdhunimi ishte i pamundur, nese dikush guxonte, pushkatohej

Debate të shumta janë krijuar kohët e fundit në radhët e opinionit publik nga rrëfimi e më pas tërheqja e këngëtares Alida Hisku.
 
Kjo e fundit deklaroi se ishte përdhunuar nga sigurimsat në burg, në kohën e komunizmit.
 
Por, më pas ajo është tërhequr, duke mohuar ta ketë thënë një gjë të tillë. Mes reagimeve të shumta, sot është publikuar në media edhe një reagim nga artistik Maks Velo.
 
"Përdhunimi ishte i pamundur. Kur merrej një femër në hetuesi ishte kusht që ose hetuesja të ishte gjithashtu femër, ose të ishte gjithsesi një femër e pranishme. Kjo sepse Ministria e Brendshme e kishte pësuar që herët dhe nuk lejonte njeri të përsëritej më e njëjta gjë ose edhe nëse do të ndodhte, ai që do të zbulohej, ishte automatikisht i pushkatuar dhe kjo gjë dihej nga të gjithë. Pra, edhe nëse dikush do të donte, nuk kishte guxim, sepse ishte i zhdukur", ka pohuar Maks Velo.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama