Rrahu gruan ne mes te Vlores 44-vjecari ne Gjykate Ishte momentale

Rrahu gruan ne mes te Vlores, 44-vjecari ne Gjykate: Ishte momentale

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë për Ilirjan Pajon 44 vjeç, i cili u arrestua dy ditë më parë pas dhunës së ushtuar ndaj ish-bashkëshortes së tij. Arrest në burg ka qenë masa e sigurisë dhënë këtë të enjte për 44-vjeçarin, ndërsa seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtari Ervin Trashi dhe prokurore Eranda Lazaj.

Për 44-vjeçarin, Gjykata kishte caktuar një avokat mbrojtës, ndërsa 44-vjeçari është refezuar për t’u mbrojtur nga avokatët në Vlorë. Gjatë seancës dhe marrjes në pyetje, 44-vjeçari e ka cilësuar ngjarjen momentale, ndërsa ka pranuar se ishte takuar me ish gruan e tij Marsela Caushaj disa herë, madje edhe duke konsumuar kafe.

Ndërkohë 44-vjeçari ka pranuar se detyrimi financiar kundrejt fëmijëve të tij në shumën 15 mijë Lekë të reja nuk është dhënë asnjëherë, por thjesht shuma të cilat ai vete i ka dhënë fëmijëve herë pas here. Ilirjan Pajo është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në Gjykatë, ndërsa kamerat janë lejuar vetëm në fund të seancës të hyjnë në sallë.

Ndërkohë konfirmohet se ish-bashkëshortja e tij Marsela Caushaj gjatë mëngjesit të së enjtes ka lënë edhe ambientet e spitalit, ku ishte shtruar prej datës 7 qershor.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama