Rrahja e zemres kthehet ne energji

Rrahja e zemres kthehet ne energji

Rrahja e zemrës shndërrohet në energji. Është një rezultat i arritur falë nanoteknologjisë, që synon të lërë pas opsionin e baterive për stimuluesit kardiakë dhe dispozitivët e tjerë. 

 

Shirita fare të vegjël janë në gjendje të gjenerojnë elektricitet duke konvertuar në energji lëvizjet e zemrës, mushkërive dhe diafragmës.  I publikuar në revistën e Akademisë së Shkencave të SHBA, PNAS, rezultati është arritur nga një grup studiuesish i drejtuar nga John Rogers, i Universitetit të Illinoisit. 

 

Testet e para kanë qenë inkurajuese dhe janë kryer në kafshë që kanë organe me dimensione të ngjashme me ato të njerëzve, si tek lopët, delet dhe derrat. Sistemet për monitorimin e zemrës, si stimuluesit kardiakë apo defibrilatorët, janë të gjithë dispozitivë mjekësorë që për të funksionuar kanë nevojë për bateri, zëvendësimi i të cilave bëhet vetëm përmes ndërhyrjes kirurgjike.

 

Për rrjedhojë, metodat e mbledhjes së energjisë nga proceset natyrale të trupit përbëjnë alternativa interesante për këtë problem dhe ofrojnë mundësi për dispozitivë biomjekësorë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama