Roli i Dom Nikoll Kacorrit per te ndihmuar Ismail Qemalin per Pavaresine

Roli i Dom Nikoll Kaçorrit per te ndihmuar Ismail Qemalin per Pavaresine
Duke analizuar në mënyrë logjike pozitën e Dom Nikoll Kaçorrit në qeverinë e Vlorës, ai është ndër figurat më të vlerësuara dhe që me meritë iu dha ky vend i nderuar në qeverinë e Vlorës. Ismail Qemali vinte pas një kohe të gjatë mërgimi dhe vinte në një terren të përgatitur sigurisht nga pjesa e atdhetarëve të shquar të cilët për një ngjarje të tillë të madhe kishin bërë një punë kolosale, dhe në krye të këtyre punëve ishte Dom Nikoll Kaçorri, ku në këtë rast mund të themi pa mëdyshje se ky post i rëndësishëm iu dha edhe si një lloj shpërblimi për punën që kishte bërë në përgatitjen e situatës së brendshme, përfshirë këtu edhe atë të sigurisë, për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare.

Nëse do të ishte dikush tjetër me merita më të mëdha se Nikoll Kaçorri, nuk do të ishte e mundur që në votimin për n/kryetar të qeverisë ai të merrte votim unanim. Plaku i Vlorës kur zbriti në Durrës u prit me nderime dhe i siguruar nga Dom Nikoll Kaçorri, gjë që tregon se këta kishin bashkëpunuar për këtë qëllim, dhe ky ishte dhe njeriu më i besuar. Për kurorëzimin e kësaj ngjarje me përmasa historike dhe të shumëpritur për popullin shqiptar duheshin marrë masa të gjithanshme, në kushtet e një vendi të pushtuar prej 5 shekujsh.

Këto masa dhe përgatitje, konsistonin në hartimin dhe realizimin e një plani të studiuar mirë në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm, dhe sigurisht këtu mund të themi se në njëfarë mënyre ishin ndarë detyrat në mes dy figurave kryesore që ishin Ismail Qemali dhe Nikoll Kaçorri, ku i pari do të punonte me kancelaritë e huaja për të siguruar përkrahjen e nevojshme në njohjen e mëvetësisë së shtetit shqiptar, ndërsa i dyti do të kishte një punë ndoshta edhe më të vështirë, pasi fuqia perandorake otomane kishte hedhur rrënjë në vend, ku kishte një infrastrukturë shërbëtorësh të paguar dhe mbi të gjitha kishte një ushtri të përgatitur për ta përdorur në çdo rast.

Dihet tashmë se shpallja e Pavarësisë ishte planifikuar të bëhej në Durrës, pikërisht aty ku ushtronte veprimtarinë e tij Nikoll Kaçorri, por me të rënë në vesh të pushtuesve turq, u përgatitën forca turko-greke për të penguar këtë ngjarje dhe të eliminoheshin organizatorët. Ai ishte hartuesi i një memorandumi të nënshkruar nga një grup patriotësh të asaj kohe, që me 12 Nëntor 1912 i drejtojnë mbretit austrohungarez, Franz Jozef, duke kërkuar prej tij mbështetje në mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi.

Dom Nikoll Kaçorrin nuk e pengoi petku i meshtarit për të qenë në krye të lëvizjeve më të guximshme të kohës siç ishin Kongresi i Manastirit (1908), Kongresi i Elbasanit (1909), etj, duke qenë pjesë aktive e çështjes së madhe kombëtare. Ai bashkëpunoi me figurat më të njohura dhe me rrethet patriotike të kohës. Kjo veprimtari bëri që zëri dhe emir i tij të depërtonte deri në dyert e rënda të Stambollit, tek vetë Sulltani, i cili bëri që imzot Nikoll Kaçorri të ndiqej dhe të burgosej.

Gazeta “Dielli” e datës 8 Nëntor 1911 shkruan:

Me 15 të Dhjetorit u kënduen në gjykatore të Durrësit letrat që patën ardhur të prishura preji temizit të Stambollit,me 17 vazhdoi gjygji përsëri pore pa lën shum me fole të ndershmin prift atdhetar,dhe pa thirr njeri si dëshmitar.E dënuan përsëri me dy vjet burg e 25 lira gjobë.Avokati mbrojtës, zoti Talib Efendiu nga Gjirokastra kërkoji të zburgosurit e Don Nikoll Kaqorrit,dhe e bani temiz (apel) për së dyti por gjygji nuk e liroji”.Dielli nr 89 shkruan”Nga gazetat e huaja mësuam sihariqin se tëe ndershmit prift katolik nga Durrësi z Don Nikoll Kaqorrit ju dha falje preji sulltanit për dënimin që kishte dhën gjykatorja ushtarake,.Përgëzojm nga thelbi i zemrës të shkëlqyerin atdhetar dhe i lutemi zotit ti falë pas këteji shëndet dhe prehje për të mirën e atdheut.

Në korrik të vitit 1911 ushtria turke zuni në Shijak rrogtarin e imzot

Nikoll Kaqorrit me tri manxerre e do fishekë e letra poste, që po i qonte në Delbnisht të Arqipeshkvi i Durrësit imzot Bianki. Imzot Nikoll Kaqorri ke qitë në gjygjin ushtarak e ke dënue me burg e sidomos për shkak të një letre ku jepte drejtime për një kryengritje kombëtare.

Po cili ishte Dom Nikoll Kacorri?

I Lindur në fshatin Krej-Lure ,fshat ky që ndan dy krahina të mëdha atë të Dibrës dhe Mirditës, dhe si për ironi të dy besimeve fetare që përfaqesoheshin në këto dy krahina, ai lindi nga prindër që u përkisnin të dyja besimeve ( babai i krishterë dhe nëna muhamedane). Falë zgjuarsisë dhe dëshirës për t’u shkolluar, Nikolla i vogël a në sy të arqipeshkvit të Durrësit në atë kohë ,imzot Ambrosio, gjatë një vizite në Lurë , i cili u kujdes që ta shkollonte dhe ta bënte meshtar.Në vitin 1884 mbaroi studimet filozofiko - teologjike për meshtar dhe u shugurua po të njëjtin vit në Shkodër. Një kohë shërbeu në Delbnisht (Kurbin), pastaj u emërua famullitar në Durrës. Për veprimtarinë e zellshme dhe të frytshme kishtare dhe njerëzore Papa i asaj kohe e 1917 e nderoi me "Kryqin e artë", "Për Kishë dhe Papë".

Pas dështimit të Qeverisë së Ismail Qemalit imzot Nikollë Kaçorri së bashku me Mustafa Krujën, Luigj Gurakuqin, Fahri Gjilanin, Themistokli Germenjin themeloi lidhjen "Për atdheun e për Thronin" për shpëtimin e atdhuet nga trazirat e ndryshme antikombëtare. Pas gjithë kësaj së bashku me shumë atdhetarë të tjerë imzot Nikollë Kacorri emigroi në Austri, ku qëndroi tri vjet në Vjen deri sa vdiq më 29 maj 1917, nga një sëmundje e pashërueshme. Fakti që ai mbajti petkun e meshtarit, mbase u bë shkak që gjatë gjithë regjimit komunist portreti i tij patriotic dhe roli i tij në formimin e shtetit shqiptar u kalua mjaft tangent,duke u eklipsuar nga figura të tjera edhe më pak të rëndësishme,por duhet theksuar se edhe në këto 20 vite postkomuniste nuk kemi parë ndonjë reagim serioz të studiuesve dhe historianëve për të ngitur në lartësinë e merituar këtë figurë me përmasa të dhe vlera rëndësishme kombëtare.

Kush janë komnadatët dhe komisarët e Brigadave Sulmuese

Me rastin e 29 nëntorit, 66 vjetorit të çlirimit të atdheut.

Komandantët dhe komisarët e brigadave dhe njësive partizane gjatë Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare 1939-1944.Nxjerrë nga arkivat dhe historikët e brigadave dhe njësive partizane.

1.    Brigada e parë sulmuese heroinë e popullit: Komandant Mehmet Shehu dhe Muhamet Prodani. Komisar Tuk Jakova dhe Arif Hasko.
2.    Brigada e dytë: Komandant Beqir Balluku. Komisar Vasil Konomi dhe Gani Goxhi.
3.    Brigada e tretë: Komandant Hulusi Spahiu dhe Komisar Shahin Ruka dhe Rrahman Parllaku.
4.    Brigada e katërt: Komandant Nexhip Vincani dhe Zija Kambo dhe Komisar Pëllumb Dishnica.
5.    Brigada e pestë: Komandant Shefqet Peci dhe Komisar Hysni Kapo
6.    Brigada e gjashtë: Komandant Jaho Gjoligu dhe Komisar Musrafa Matohiti, Haki Toska.
7.    Brigada e shtatë: Komandant Gjin Marku dhe Komisar Kadri Hoxha, Adil Çarçani
8.    Brigada e tetë: Komandant Asaf Dragoti dhe Komisar Qazim Kondi
9.    Brigada e nëntë: Komandant Irakli Bozo dhe Komisar Mihallaq Ziçishti.
10.    Brigada e dhjetë: Komandant Niazi Çepani dhe Komisar Mane Nishova.
11.    Brigada e njëmbëdhjetë: Komandant Dilaver Poci dhe Komisar Mevlan dervishi.
12.    Brigada e dymbëdhjetë: Komandant Refat Barjami dhe Komisar Qemal Klosi.
13.    Brigada e trembëdhjetë: Projekt organik me Komandant dhe Komisar.
14.    Brigada e katërmbëdhjetë: Komandant Gjon Banushi
15.    Brigada e pesëmbëdhjetë: Komandant Teki Koloneci dhe Komisar Shahin Ruka.
16.    Brigada e gjashtëmbëdhjetë: Komandant Rrhahman Ruçi dhe Komisar Avdul Këllëzi, Sofo Papajani.
17.    Brigada e shtatëmbëdhjetë: Komandant Gjeli Algjiri dhe Komisar Qamil Guranjaku.
18.    Brigada e tetëmbëdhjetë: Komandant Esat Ndreu, Zoi Themeli, Petrit Dume dhe Komisar Miço Kallamata.
19.    Brigada e nëntëmbëdhjetë: Komandant Andrea Masi, Vango Mitrojorgji, Thoma Xhixho.
20.    Brigada e njëzetë: Komandant Riza Kodheli dhe Komisar Misto Treska.
21.    Brigada e njëzet e një: Komandant dhe Komisar projekt organik.
22.    Brigada e njëzet e dy: Komandant Sal Verdha dhe Komisar Tonin Jakova.
23.    Brigada e njëzet e tre: Komandant Haxhi Seseri dhe Komisar Sejdin Avdi
24.    Brigada e njëzet e katër: Komandant Ndreko Rino dhe Komisar Abedin Shehu.
25.    Brigada e njëzet e pesë: Komandant Rexhep Haka, Nuri Arapi dhe Komisar Sadik Bekteshi
26.    Brigada e njëzet e gjashtë: Komandant dhe Komisar projekt organik.
27.    Brigada e njëzet e shtatë: Komandant dhe Komisar projekt organik
28.    Brigada e njëzet e tetë: Komandant dhe Komisar projekt organik

Nxjerrë nga arkivat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe historikët e brigadave partizane ( Zenel Merjo) Ish partizan i brigadës së parë sulmuese heroinë, korrier i shtabit dhe divizionit të parë sulmues dhe korparmatës së parë partizane. Korrier i shtabit dhe komandës operative të luftës për çlirimin e Tiranës: Veteran, invalid dhe studiues( Kuadër ushtarak në radhët e ushtrisë kombëtare dhe popullore shqiptare)  Zenel Merjo

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama