Roboti qe lexon 250 faqe per minute

Roboti që lexon 250 faqe për minutë

Për të konvertuar librat në kopje dixhitale, ju nevojitet një skaner. Por roboti BFS-Auto ka si qëllim që këtë proces kohë-konsumues t’a bëjë më të lehtë, pa dëmtuar librat.

bfs Roboti që lexon 250 faqe për minutë

Roboti mund të arrijë dixhitizime të shpetjësisë të lartë dhe të kualitetit të lartë me 250 faqe për minutë. E bën këtë duke përdorur një shfletues automatik të faqeve, si dhe pamje 3D të faqeve që janë shfletuar dhe një restorim me saktësi të lartë.

Roboti ‘BFS-Auto’ është ndërtuar në Laboratorin e Ishikawa Oku tek Universiteti i Tokios. Sipas raporteve, roboti mban çdo libër të hapur, dhe e shfleton atë pa ndaluar, ndërkohë që kamerat ‘high-definition’ skanojnë faqet dhe dy lloje dritash mundësojnë informacionin rreth topografisë së tyre 3D.

Pritet që ky robot të dalë në treg në 2013. Shifni dhe videon për të parë se si funksionon ky robot!


http://www.tech.al/roboti-qe-lexon-250-faqe-per-minute/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama