Roberto Saviano ne Tirana Open

Roberto Saviano ne 'Tirana Open'

Festivali i librit dhe arteve pamore “Tirana Open” do të rikthehet në Tiranë me një sërë aktivitetesh artistike e kulturore për 6 ditë me radhë. Duke filluar nga data 6 e deri më 13 maj, qytetarët tiranas do të kenë mundësi të shijojnë nga afër një sërë evenimentesh rreth letërsisë, arteve pamore, muzikës, filmit dokumentar dhe arkitekturës. Ai do të zhvillohet në dy mjedise, pjesërisht në Universitetin e Arteve dhe pjesa më e madhe në ish-Pallatin e Kongreseve.

Në një konferencë për mediat, drejtoresha e “Tirana Open” shpjegoi arsyet se pse janë zgjedhur këto mjedise për zhvillimin e këtij organizimi.

“Kemi menduar Pallatin e Kongreseve sepse na jep mundësinë e shumë ambienteve. Në fakt ‘Tirana Open’ është bërë tani një çati e madhe dhe kishte nevojë për shumë ambiente. Në katin e parë do të jetë një panair libri me thuajse të gjithë botuesit me botimet e tyre të reja, ku do të ketë edhe shumë vizita nga shkrimtarë të huaj dhe vendas. Surpriza e madhe është Roberto Saviono, i cili vjen në një nga ditët e panairit”, tha Arlinda Dudaj.

Të ftuar të tjerë specialë do të jenë edhe Giuseppe Catozzella, Victoria Hislop dhe Drago Jancar.

“Në katin e nëndheshëm zhvillohet “Pamur”-i. Një ekspozitë arti e veprave që konkurrojnë për çmimin ‘Danish Jukni’. Në çadrën e ‘Tirana Open’ do të jetë muzika, një opera që vjen nga ‘Biennale Musica’ në datën 8, në orën 20:00, në Universitetin e Arteve. Do të kemi koncerte, muzik kontemporane, disa performanca arkitekturore, Festivali i Filmit. Ne presim që të dalë një gjë shumë e mirë. Unë do të doja që të kishte sa më shumë vizitorë”, shtoi Dudaj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama