Mesazhi mbërriti nga 500 milionë kilometra larg. Roboti Philae, që gjendet te kometa 67P, u rizgjua në natën mes të shtunës dhe të dielës.
Objekti i vogël i misionit Rozeta është “riaktivizuar” në mënyrë të papritur nga bllokimi në të cilin ndodhej prej 6 muajsh dhe ka dërguar të dhënat e para nga kometa tek e cila ishte ulur në nëntor, e ashtuquajtura 67P/Churyumov-Gerasimenko.
Lajmi u bë i ditur nga Agjencia Hapsinore Europiane.