E premtoi se do të kthehej sërish dhe e mbajti fjalën. Ledina Çelo sapo ka nxjerrë tani në tregun muzikor një tjetër videoklip dhe një këngë tejet cilësore. Kënga e saj mban gjithashtu firmën e kompozitorit të njohur maqedonas Darko Dimotrov, ndërkohë që videoklipi me imazhe dhe ngjyra të forta është xhiruar gjithashtu jashtë vendit.
Kjo ishte sprova e radhës, por jo e fundit e Ledinës, e cila premtoi se do të rikthehej për fansat e saj me dy këngë dhe videoklipe të reja gjithashtu, ndoshta për të justifikuar edhe qëndrimin e saj të gjatë në kryeqytetin e Anglisë. Ajo vjen për të rikonfirmuar profesionalizmin e saj me një vokal perfekt, imazhe të zgjedhura dhe një look magjepsës, të cilin e ka kuruar stilisti tashmë i afirmuar Joni Peçi.
Olsi Kalami - Revista Mapo