Rikthehet projekti per lyerjen e fasadave te pallateve

Rikthehet projekti per lyerjen e fasadave te pallateve

Bashkia e Tiranës kthen edhe një herë projektin për lyerjen e fasadave të pallateve. Projekti i Bashkisë së Tiranës për riparimin e fasadave ekzistuese do të shtrihet në të gjitha lagjet e qytetit dhe do të ftohen artistë lokalë për të propozuar ngjyrat dhe modelet që do të aplikohen mbi sipërfaqen e godinave.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, gjatë inspektimit të ndërhyrjes që po bëhet në fasadat e pallateve në Zogun e Zi, deklaroi se bashkia i rikthehet projektit të fasadave për të freskuar pamjen ekzistuese të pallateve dhe për t’u siguruar që qyteti ka ngjyrat për të cilat u bë shumë i njohur në vitet 2000.

Kryebashkiaku deklaroi: “Më pas projekti do të kalojë në një fazë të dytë, ku do të ftojmë artistë lokalë të cilët do të konkurrojnë në projektet e Bashkisë për të propozuar fasadat e reja dhe për t’u siguruar që projekti i fasadave, nga rrugët kryesore shkon në të gjitha lagjet e Tiranës”.

Më tej,Veliaj sqaroi se gjatë kësaj ndërhyrje do të preken edhe bizneset në katet e para të ndërtesave që do të unifikohen me mënyrën e vendosjes së tabelave të reklamimit.

“Në këtë ndërhyrje të radhës do të kërkojmë të kemi një unifikim të mënyrës të vendosjes së tabelave në të gjitha sipërmarrjet në katet e para të ndërtesave për të krijuar idenë e një qyteti të rregullt, sistematik dhe që respekton normat estetike. Duam sërish që ngjyrat dhe fasadat e Tiranës të jenë kartolinë e qytetit”, përfundoi Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka nisur projektin e fasadave pas katër vitesh mungesë dhe që nuk ishte ndërhyrë në asnjë godinë, të cilët kishin degraduar duke prishur estetikën e qytetit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama