Rikthehet Spiuni i Ballkanit ne Teatrin Kombetar

spiuniTiranë 16 Nentor /ATSH-Megi Zonja/.- Teatri Kombetar njofton se komedia "Spiuni i Ballkanit" , shkruar nga D.Kovaçeviç do te vazhdoje te shfaqet ne Teatrin Kombetar ne dt.18-19-20-21-22 Nentor ora 19:00, me aktoret e mirenjohur te skenes , Ndriçim Xhepa, Albano Prodani, Maya Alickaj, Besmir Bitraku, Alesia Xhemalaj.

Pjesa ka regjisor, Spiro Duni, skenograf dhe kostumograf, Fatbardh Marku kompozitor, Klement Marku Ass regjisor, Pëllumb Dervishi dhe Genti Deçka.

Dramaturgu më i njohur serb, ka arritur të ndërtojë një dramë familjare, plot humor dhe batuta të ndërthurura mjeshtërisht. Edhe pse me pak personazhe, ne drame rritet shkalla e tensionit deri në kufijtë kur përfshirja e publikut kalon në ankth te pashmangshem. Tema që trajton këtë herë pjesa teatrore "Spiuni i Ballkanit", është frika e një individi i frustruar nga e kaluara e tij, i cili kthehet në një paranojak, ndaj një informacioni të thjeshtë që i është kërkuar.

Komedia u shfaq premeiere në Teatrin Kombëtar më dt. 14 nëntor ora 19:00.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama