Rihapen aplikimet per doktoraturat

Rihapen aplikimet per doktoraturat

Pas bllokimit dyvjeçar të aplikimeve për doktoratura, Ministria e Arsimit ka vendosur që t’i rihapë.

Aplikimet për doktoraturë pranohen nga kandidatët që zotërojnë një titull studimi “Master Shkencor”, “Diplomë e Nivelit të Dytë”, “Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë”.

Ndërsa mesatarja e notave në studimet e ciklit të dytë apo të studimeve të integruara të ciklit të dytë duhet të jetë me lartë ose e barabartë me 8.

Pranimet në Shkollën e Doktoraturës përcaktohen bazuar në një kualifikim të përgjithshëm sipas meritave, pas shqyrtimit të dokumentacionit të çdo kandidati nga Këshilli i Profesorëve.

Dokumentet që duhen për të aplikuar:

1.CV personale dhe bibliografi të punimeve shkencore, të cilat duhet të jenë të dokumentuara, nëse ka të tilla

2.Kopje të noterizuar të diplomës së ciklit të dytë të studimeve “Master i Shkencave” apo çdo diplomë tjetër studimi, ekuivalente me të. Kjo shoqërohet edhe me listën e notave dhe suplementin e diplomës. Diploma e huaj shoqërohet edhe me vërtetimin e njohjes nga MAS.

3.Kopje të noterizuar të diplomave apo certifikatave të kualifikimeve të ciklit të tretë apo të një diplome ose certifikate me to shoqëruar me listën e notave apo suplementin e diplomës nëse kandidati disponon një të tillë.

4.Vërtetim për vazhdimin e programeve të studimit të specializimit së bashku me listën e notave të fituara deri në atë moment nëse kandidati është duke ndjekur një program të tillë.

5.Dy fotografi

6.Dy rekomandime nga persona me titull akademik

7.Një deklaratë që pranon të shlyesh të gjitha detyrimet financiare lidhur me koston e këtyre studimeve, sipas përcaktimeve të bëra nga vetë institucioni

8.Dëshmi të gjuhës së huaj e noterizuar

9.Deklaratë e gatishmërisë së udhëheqësit shkencor për të udhëhequr kandidatin

10.Plani i punës për kërkimin shkencor ndër vite

11.Vërtetim nga qendra e punës nëse kandidati është i punësuar


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama