Rifillon zbatimi i ligjit antiduhan

Rifillon zbatimi i ligjit antiduhan

Pas dështimit të disa muajve më parë të ligjit antiduhan, tashmë në Shqipëri do të nisë zbatimi i po të njëjtit ligj por me disa ndryshime të rëndësishme. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ka bërë gati planin e masave për zbatimin e ndëshkimeve që janë parashikuar në këtë ligj.

 

Si fillim puna do të nisë me sensibilizimin për ndalimin e konsumit të duhanit në ambientet publike. Dhe më pas, nëse do të evidentohet refuzimi i ligjit, atëherë inspektorati do të ndërhyjë duke vendosur gjobat ndaj shkelësve.

 

Hamendësimet në ligj, u bënë sepse shifrat që jepen nga Organizata Botërore e Shqipërisë, dhe gjithashtu nga studimet në Shqipëri, janë tepër alarmante. Sipas ISHSH, monitorimi për zbatimin e këtij ligji nuk do të jetë vetëm në shkolla apo lokale, por edhe në  disa institucione shtetërore. 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama