Reuters Hetimet per korrupsionin ne Ballkan shpesh avullojne

Reuters: Hetimet per korrupsionin ne Ballkan, shpesh avullojne
Një valë hetimesh mbi korrupsionin në Ballkan mund të lërë përshtypjen se autoritetet më në fund jane duke u marrë me këtë sëmundje në rajon, por nga përvoja mund të thuhet se shumë raste do të përmbyten në mungesë të dënimeve. Korrupsioni në Ballkan ka lulëzuar që nga luftërat e viteve ’90 në Jugosllavi dhe rënia e komunizmit. Ai vazhdon të torturojë rajonin dhe të ngadalësojë progresin drejt anëtarësimit eventual në Bashkimin Evropian. “Shkalla e dënimit është e ulët, gjithmonë e ulët”, thotë Petrus van Duyne, profesor i specializuar në studimet e korrupsionit në Universitetin Tilburg të Holandës. Në rastin e fundit, zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, ka hequr dorë nga imuniteti i tij i ndjekjes penale, për të lejuar një hetim të akuzave për korrupsion, të nxitura nga një bisedë e filmuar nga një ish-ministër i partisë së tij.

 Kryeministri i Shqipërisë, i cili ka nevojë për partinë e Metës për të vazhduar koalicionin qeverisës, ka qëndruar pas zëvendësit të tij dhe e ka quajtur videon dëshmi amatoreske. Në shumicën e vendeve të Ballkanit, “për shkak të mbizotërimit të nepotizmit dhe një shkalle të ulët të pavarësisë së gjykatave, ti duhet të jesh një gjykatës shumë i guximshëm për të dënuar një person të rëndësishëm”, thotë van Duyne. Që të dënohet një zyrtar, “ti duhet të jesh budalla ose duhet të kesh humbur aleatët tuaj politikë - atëherë ke një shans më të madh për të marrë dënimin”. Dy raste shqiptare të profilit të lartë kanë përfunduar pa dënime dhe të dy burrat mbeten ministra të qeverisë. Zyrtarët tjerë ballkanikë janë në zjarr.

 Të gjitha vendet ish-komuniste synojnë t’i bashkohen BE-së, e cila ka bërë thirrje për dhënien fund të kulturës së mosndëshkimit në Ballkan. Një raport shpërthyes i Këshillit të Evropës në muajin e kaluar pretendon se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, udhëheqës i luftës së Kosovës për pavarësi nga Serbia, ka kryesuar një rrjet të krimit të organizuar të stilit mafioz. Prokurorët italianë në të kaluarën kanë kërkuar arrestimin e Millo Gjukanoviqit – politikanit mbizotërues në Mal të Zi përgjatë dy dekadave të fundit – nën akuzat për kontrabandë duhani dhe pastrim parash.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama