Rendesia e ekografise se gjirit

Rendesia e ekografise se gjirit

Është një metodë e cila lejon vlersimin e gjirit mbi bazën e ultratingujve duke përftuar pamje reale dhe që përdoret për vlersimin e një sërë patologjive të gjirit të diagnostikuara nga mjeku ose nga vetë pacientja gjatë kontrollit fizik të gjirit. Gjiri si strukturë përbëhet nga Indi glandular, indi fibroz, duktuset galaktofere dhe mamela. Ekografia duke qënë një ekzaminim jo invaziv përbën metodën imazherike të zgjedhur në studimin e strukturave të gjirit dhe patologjive që ai shfaq.

Ekografia duke qënë një ekzaminim radiologjik i rëndësishëm përdoret për diferencimin e natyrës cistike ose neoplazike të masës së vërejtur në ekzaminim.

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshem tek grate, ai prek 1 në 10 femra. Sipas statistikave ai përfshin rreth 25% të të gjithë kancereve që prekin gratë. Mosha që preket më shumë nga kjo sëmundje është mbi 50 vjec, ndërsa te gratë nën 30 vjec ndodh në raste shumë të rralla. Edhe pse vitet e fundit ka pasur një ulje të nr. të vdekjeve, kanceri i gjirit mbetet shkaku kryesor i vdekshmërisë nga kanceri te gratë, me një normë të vdekshmërisë prej 17% të të gjitha vdekjeve për shkak të kancerit.

Kjo sëmundje mund të parandalohet në pjesën më të madhe të rasteve, kryesisht në sajë të diagnostikimit në kohë, por problemi qëndron se ende nuk është i përhapur në të gjithë vendin informacioni i duhur për parandalimin e saj. Pra kultura apo informacioni i duhur për këtë sëmundje bën të mundur uljen e numrit të njerëzve të prekur nga sëmundja.

Kanceri i gjirit prek kryesisht femrat mbi 50, por është mirë qe të kryhet një ekzaminim mjekësor periodik nga 20-25 vjeç, në mënyrë për të mbajtur situatën nën kontroll dhe nëse është e nevojshme në kohën e duhur. Vizitat Gjinekologjike, ekografia e gjirit dhe ekzaminimet klinike janë te nevojshme, frekuenca e të cilave ndryshon sipas moshës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama