Relation Lidhjet e Vilhelm Aagaard ne teknika te reja dhe penelatat e trasha ne nje ekspozite

TIRANË, 15 Stator / ATSH / - Në 16 tetor në Qendër Kulture Ndërkombëtare e Komunitare, artisti i njohur Danez Vilhelm Aagaard, do të vijë për herë të parë në Shqipëri, ku do të sjellë edhe ekspozitën e tij të titulluar "Relation".

Në mbështetjen e studio Ekphrasis, motivi i Vilhelmit ndaj botës që rrotullohet rreth lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet njerëzve dhe peizazheve që na rrethojnë ose janë brenda nesh, do të prezantohen me miqtë e artit dhe pikturës ditën e nesërme.

"Është Pika e Verbër që unë përpiqem të identifikoj ndërmjet artit" shpreht artisti lidhur me veprat që ai krijon për të cilat shton se "gjithçka lidhur me krijmtarinë time, filloi si një vetëtimë nga qielli".

"Arti rebelues, dhe ai shkencor do ta çojnë njerëzimin një hap përpara për të kuptuar veten, dhe ekzistencën, vetëm duke u paraqitur edhe nëpërmjet formave si surealizmi dhe ekspresionizmi të cilat janë shembuj të mirë për tu ndjekur", shprehet Aagaard.

Vilhelm Aagaard ka lindur më 1959- Kopenhagen, Danimark.

Imazhet e medias gjatë luftës në Kosovë në vitet 90-të shënuan një thirrje të rëndësishme për artistin për të shprehur perspektivën e tij ndaj lidhjeve dhe marrëdhënieve njerëzore.

Vilhem punon me teknika të shpikura vetë dhe pikturat e tij kanë penelata të trasha, më të trasha se ç'mund të mendoni.

Për më shumë vizitoni ekspozitën "Relation" që çelet ditën e nesërme në Qendrën e Kulturës Ndërkombëtare e Komunitare(Rr. Mustafa Lleshi, Nr. 41, Tiranë).

Ekspozita "Relation" do të qëndrojë e hapur deri më 20 nëntor.

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama