Regjistrimi ne cerdhe mbyllet me 30 qershor

Regjistrimi ne cerdhe mbyllet me 30 qershor

Deri më 30 qershor prindërit kanë mundësi të bëjnë regjistrimin e fëmijëve të tyre, në çerdhet publike të Tiranës.

Realizimi i këtij procesi bëhet përmes dorëzimit të certifikatës së lindjes së fëmijës, marrë nga njësia vendore që ka në juridiksion çerdhen, si dhe plotësimin e një formulari pranë çerdhes përkatëse.

Duke qenë se kapacitetet e çerdheve publike nuk i mbulojnë të gjitha kërkesat e qytetarëve në regjistrimin e fëmijëve, do të ndiqet rendi sipas kërkesave të bëra.

“Nga data 22 qershor deri më datë 30 qershor 2015, pranë çerdheve publike të njësive vendore përkatëse, bëhet plotësimi i formularëve të aplikimit për regjistrim të fëmijëve në çerdhet e Bashkisë Tiranë, sipas rendit të kërkesave të bëra, kapaciteteve akomoduese e planit të pranimeve. Dokumenti i domosdoshëm për aplikim është certifikata e fëmijës lëshuar nga njësia bashkiake që ka çerdhen në juridiksion. Aplikimet fillojnë nga ora 10:00 deri në orën 14:00, çdo ditë përveç ditës së shtunë dhe të diel”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga Qendra për Edukimin dhe Zhvillimin e Fëmijëve.

Në kryeqytet janë gjithsej 30 çerdhe publike, të cilat përballojnë një kapacitet prej më shumë se 3 mijë fëmijësh.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama